Volvo S90

Sedani luksoz, i ripërcaktuar

I dizajnuar për performancë I krijuar për të bërë një përshtypje. I bërë nga Suedia.

Stili Ekzekutiv

Një Sedan luksoz, në mënyrën suedeze

Veçim i qetë, teknologji intuitive dhe performancë pa kompromis - modeli S90 dallohet për këto gjëra. Brenda, kontrollet e ngjashme me xhevahire dhe tableta tërheqëse me ekran me prekje ju vënë në kontroll të vozitjes pa asnjë mundim. Materialet luksoze kombinohen me mjeshtëri të saktë, duke shprehur veten në një gjuhë të pastër dizajni, e cila është unikisht suedeze. Çdo udhëtim me S90 është një shpërblim në vetvete.

Mbështetje për shoferin

Pilot Assist (Asistimi i Pilotit)

Për një vozitje më të butë që nga nisja, sistemi gjysmë autonom i vozitjes Pilot Assist plotëson Kontrollin e Adaptueshëm të Lundrimit, duke shtuar ndihmë të butë manovrimi, për të mbajtur automjetin në mesin e korsisë me shpejtësinë ose distancën e caktuar nga automjeti i përparmë. Sistemi mbështetës i drejtimit Pilot Assist mund të jetë aktiv deri në shpejtësitë për autostradën. Nëse nuk mbani një dorën në timon, Pilot Assist çaktivizohet automatikisht. Pilot Assist është pjesë e IntelliSafe Assist.

Ju lutemi të vini re: Shoferi është gjithmonë përgjegjës për kontrollimin e automjetit, si edhe për mbajtjen e distancës dhe shpejtësisë së përshtatshme, edhe atëherë kur Pilot Assist është në përdorim. Sistemet gjysmë autonome, siç është Pilot Assist, kanë kufizime lidhur me përshpejtimin, frenimin dhe fuqinë drejtuese që ato mund të zbatojnë.

Lidhu me automjetin tonë

Bowers and Wilkins speakers

Bowers & Wilkins

Pavarësisht nga ndenjësja, ku ju rrini, sistemi ynë audio Premium Sound i firmës Bowers & Wilkins ju mundëson të dëgjoni muzikën që ju pëlqen, ashtu siç artistët kanë pasur parasysh. Teknologjia revolucionare tweeter-on-top dhe subwoofer-i unik i ajrosur ju mundësojnë në gëzoni përvojën e një zëri të fuqishëm dhe të kthjellët si kristali.

Vozitshmëria

Fuqi pa kompromis

Motori Binjak T8 AWD

Motori ynë Binjak T8 me teknologji hibride plug-in siguron një vozitje të pazakonshme me efikasitet të pakompromis. Duke kombinuar një motor benzine me performancë të lartë me një motor elektrik, ky sistem shtytës i fuqishëm mundëson performancë të jashtëzakonshme në autostradë, si edhe udhëtime në vendin e punës me emetime zero. Ka edhe tërheqje me katër rrotat, në qoftë se është e nevojshme.

Modaliteti elektrik Pure i jep përparësi vozitjes elektrike me emetime zero dhe një rreze deri në 40 km, ideal për udhëtimin e përditshëm në punë. Në modalitetin Hybrid, motori elektrik dhe motori me benzinë përdoren për të optimizuar performancën, konsumin e karburantit dhe rehatinë, ndërsa në modalitetin Power përdoret gjithë fuqia e disponueshme për të maksimizuar performancën. Modaliteti AWD aktivizon tërheqjen e vazhdueshme me katër rrotat, për të përmirësuar tërheqjen në kushte të rrëshqitshme.

Zgjidhni shprehjen tuaj

Inscription

Shijoni luksin modern skandinav.

R-Design

Përzierja e përsosur e kënaqësisë së vozitjes dhe performancës.

Filloni udhëtimin tuaj

Konfiguroni S90 tuaj ose bisedoni me një përfaqësues Volvo, i cili do t'i përgjigjet çdo pyetjeje që ju mund të keni.