Volvo V90

Bukuri dhe funksion në harmoni

Një pasuri e sofistikuar që i përshtatet jetës suaj, pavarësisht nga situata.

Atje ku forma takon funksionin

Luksi Estate i riinventuar

Duke vazhduar trashëgiminë krenare të konceptit Volvo Estate, modeli i ri V90 është një ikonë automobilistike e ri-imagjinuar për shekullin 21. Duke kombinuar stilin dhe mençurinë me pastërtinë e formës, funksionaliteti i tij lehtëson jetën tuaj. Brenda, një kabinë e gjerë e pajisur me kontrolle, që u ngjajnë xhevahireve, dhe një ekran me prekje, me madhësinë e një tablete, duke vënë teknologjinë më të përparuar në dispozicionin tuaj. Është një hapësirë ​​elegante që e mbështet mirëqenien tuaj.

Mbështetje për shoferin

Pilot Assist (Asistimi i Pilotit)

Për një vozitje më të butë që nga nisja, sistemi gjysmë autonom i vozitjes Pilot Assist plotëson Kontrollin e Adaptueshëm të Lundrimit, duke shtuar ndihmë të butë manovrimi, për të mbajtur automjetin në mesin e korsisë me shpejtësinë ose distancën e caktuar nga automjeti i përparmë. Sistemi mbështetës i drejtimit Pilot Assist mund të jetë aktiv deri në shpejtësitë për autostradën. Nëse nuk mbani një dorën në timon, Pilot Assist çaktivizohet automatikisht. Pilot Assist është pjesë e IntelliSafe Assist.

Ju lutemi të vini re: Shoferi është gjithmonë përgjegjës për kontrollimin e automjetit, si edhe për mbajtjen e distancës dhe shpejtësisë së përshtatshme, edhe atëherë kur Pilot Assist është në përdorim. Sistemet gjysmë autonome, siç është Pilot Assist, kanë kufizime lidhur me përshpejtimin, frenimin dhe fuqinë drejtuese që ato mund të zbatojnë.

Lidhu me automjetin tuaj

Bowers & Wilkins

Pavarësisht nga ndenjësja, ku ju rrini, sistemi ynë audio Premium Sound i firmës Bowers & Wilkins ju mundëson të dëgjoni muzikën që ju pëlqen, ashtu siç artistët kanë pasur parasysh. Teknologjia revolucionare tweeter-on-top dhe subwoofer-i unik i ajrosur ju mundësojnë në gëzoni përvojën e një zëri të fuqishëm dhe të kthjellët si kristali.

Vozitshmëria

Filloni udhëtimin tuaj

Konfiguroni V90 tuaj ose bisedoni me një përfaqësues Volvo, i cili do t'i përgjigjet çdo pyetjeje që ju mund të keni.