
Volvo V40
Stili urban për rrugën e hapur
Dizajni i pastër skandinav dhe kabina e dizajnuar për mirëqenien tuaj bëjnë që modeli V40 të jetë një haçbak me një ndryshim.

E dizajnuar për Jetën në Qytet
Volvo V40 është haçbak kompakt, i cili është plotësisht i përshtatshëm për jetën në qytet. Modeli V40 ka manovrim të shkathët, gjithanshmëri të brendshme dhe teknologji të zgjuar për të bërë jetën tuaj më të lehtë. Për këtë arsye, ai është shoqëruesi i përsosur kur e filloni udhëtimin tuaj.
Park Assist Pilot (Piloti për Ndihmë Parkimi)
Sistemi ynë i përdorshëm Park Assist Pilot e bën parkimin të këndshëm. Ai mat vendin e parkimit dhe parkon makinën tuaj duke marrë përsipër drejtimin e automjetit. Sistemi siguron parkimin paralel dhe mund t'ju asistojë gjithashtu, kur dilni nga një vend i ngushtë parkimi.

-
-
-
Me linja të pastra të rifreskuara dhe një karakter dallues, modeli i ri V40 ka të gjitha karakteristikat që e bëjnë të përsosur për jetën urbane.
-
Vozitshmëria

Manovrim i shkathët
V40 është krijuar për t'ju emocionuar sa herë që e vozisni. E shpejt dhe e gjallë, me manovrim të shkathët, kjo është me të vërtetë një makinë sportive në qytet.

Sistemet shtytëse Drive-E
Sistemet shtytëse të gjeneratës së fundit Drive-E dhe transmisionet e përparuara sigurojnë fuqi të reagueshme, duke zvogëluar njëkohësisht emetimet dhe konsumin e karburantit.

D4
Sistemi ynë shtytës i sofistikuar 190hp/400Nm D4 Drive-E ju mundëson të gëzoni më shumë duke konsumuar më pak. Në sajë të teknologjisë së përparuar të motorit me dizel, D4 është dizajnuar për t'ju ofruar përvojën më efikase dhe të sigurt të vozitjes. Efikasiteti dhe rafinimi e këtij sistemi shtytës e bëjnë zgjedhjen e përsosur për përdoruesit komercialë.
Zgjidhni shprehjen tuaj

Filloni udhëtimin tuaj
Konfiguroni V40 tuaj ose bisedoni me një përfaqësues Volvo, i cili do t'i përgjigjet çdo pyetjeje që ju mund të keni.