Të dizajnuar për jetën tuaj.

Personalizoni makinën V40 tuaj dhe shprehni stilin tuaj unik me gamën tonë të aksesorëve.

Stilizimi i jashtëm

Me qëllim për t'i dhënë makinës suaj një profil edhe më personal dhe unik, Volvo ka zhvilluar këto aksesorë të jashtëm, të cilët përforcojnë karakterin dallues të makinës suaj.

Difuzori i pasmë me tuba të dyfishtë shkarkimi

I integruar në mënyrë të përsosur me prapakolpin, ky difuzor thekson pamjen sportive të makinës suaj V40. Segmenti i sipërm ose është i lyer në të njëjtën ngjyrë si makina juaj V40 ose në një nuancë kontrastuese bojë hiri, ndërsa pjesa e poshtme është gjithmonë bojë qymyri. Tubat e integruar të dyfishtë të shkarkimit prej çeliku të pandryshkëm të kromuar, posaçërisht të dizajnuar, shtojnë një ndjenjë ekskluzive sportive në makinën tuaj Volvo.

Spojleri i çatisë

Ky spojler unik ka fletë dhe flatërza të frymëzuar nga aeroplanet, të cilët theksojnë pamjen sportive dhe aerodinamike të makinës suaj Volvo V40. Ajo vjen me një dritë të integruar frenimi dhe është e lyer në të njëjtën ngjyrë si makina juaj V40.

Disque aliazhi Ailos prej 7.5x18”

Disqet e bardha dhe të ndritshme i jap një avantazh sportiv makinës suaj V40.

Tech & Sound (Teknika dhe zëri)

Lundroni me stil dhe lehtësim ose përdorni ndihmën e parkimit. Me aksesorët tanë Tech & Sound, ju mund të gëzoni përvojën e plotë të zërit dhe vizionit, sigurisë dhe argëtimit.

Park Assist Pilot (Piloti për Ndihmë Parkimi)

Lëreni makinën të parkojë veten. Vetëm duhet të shtypni një buton dhe sistemi do të skanojë parkingu-un me anë të ultratingujve dhe do t'ju tregojë nëse ka mjaft hapësirë. Pasi keni futur makinën në radhë, ju duhet të kontrolloni vetëm shpejtësinë dhe kahun e lëvizjes, ndërsa Park Assist Pilot do të marrë përsipër drejtimin derisa të keni parkuar makinën në mënyrë të përkryer.

Kamera e sistemit Park Assist, pjesa e pasme

Ecja mbrapsht në një vend të ngushtë parkimi mund të jetë një përvojë stresuese - a do të ishte mirë të kishim "sy në qafe"? Makina juaj Volvo mund t'ju dhurojë këtë aftësi të mbinatyrshme me anë të kamerës së montuar në kapakun e portbagazhit, duke zmadhuar në mënyrë dramatike fushën tuaj vizuale pas automjetit.

Sensus Navigation

Gjeni rrugën tuaj, duke u lidhur me aplikacionet tona të bazuara në cloud, të cilat do t'ju udhëheqin në pikat më të afërta të interesit ose në një vend ​​të lirë parkimi. Përzgjidhni destinacionin tuaj me kontrollin zanor ose paraprakisht, duke përdorur telefonin tuaj celular. Përditësimet e hartave janë të përfshira.

Pack & Load (Paketo dhe ngarko)

Praktik ose elegant? Pse të bëni kompromise? Me këta aksesorë të paketimit dhe ngarkimit, ju do të bëni të dyja gjërat në mënyrë të shkëlqyer, duke lehtësuar një pak jetën tuaj të përditshme. Për të siguruar që makina juaj Volvo të duket sa më mirë, ngjyra e këtyre aksesorëve mund të koordinohet, në mënyrë që t'i përshtatet ngjyrës së makinës suaj në mënyrë të përkryer.

Shufra tërheqëse e ndashëm

Kjo shufër tërheqëse e qëndrueshme dhe e gjithanshme është dizajnuar posaçërisht për t'u përdorur me Volvon tuaj. Montohet lehtë kudo qoftë ju keni nevojë dhe, kur nuk përdoret, ai mund të hiqet shpejt dhe thjesht. Dhe për të ruajtur pamjen e shkëlqyer të makinës suaj Volvo, ekziston një kapak për shufrën tërheqëse me ngjyrë të koordinuar.

Tapet për organizimin e ngarkesës

Ky tapet organizues ju mundëson të mbani artikujt tuaj të organizuar mirë mbi ose nën dyshemenë e ndarjes. Falë tre ndarësve të lëvizshëm prej alumini, ju mund të krijoni hapësira magazinimit pikërisht ashtu siç dëshironi. Tapeti mund të përballojë përdorimin e ashpër. Në dispozicion për dysheme të ndarjeve me dy nivele, si edhe për dysheme të ndarjeve standarde.

Rrjeta e raftit për paketa

E montuar nën mbulesën e ngarkesës, kjo rrjetë praktike ju ndihmon të vendosni objektet më të vogla në mënyrë të sigurt, duke mbajtur njëkohësisht ndarjen e ngarkesës të pastër dhe të rregullt.

Skara e sigurisë

Në rast të frenimit të vrullshëm, kjo skarë sigurie prej çeliku ndihmon t'i mbrojë njerëzit në makinë nga ngarkesa të rënda dhe të pasigurta që mund të hidhen përpara, duke u bërë predha të rrezikshme.

Pjesët e performancës së lartë Polestar

Zbuloni gamën e re të pjesëve të performancës së lartë Polestar. E dizajnuar për të siguruar performancë të lartë vozitjeje gjatë gjithë vitit, kudo që të shkoni.

Për gamën e plotë, ju lutemi vizitoni polestar.com
Hyrja dhe tubi i shkarkimit

Tubi i ri i shkarkimit prej çeliku do t'i japë motorit një pamje më të fortë, duke lajmëruar njëkohësisht vozitës të tjerë me përvojë të tjerë që jo po vozitni diçka të veçantë. I dizajnuar për të zvogëluar presionin, tubi i shkarkimit do të mundësojë që motori të marrë frymë më lirisht, duke siguruar rritjen performancës.

Rrotat

Disqe aliazhi prej 19" me goma të performancës së lartë. Disqet e lehta kontribuojnë në saktësinë e drejtimit. Ato janë të pajisura me goma Pirelli P Zero, të cilat janë testuar në mënyrë të shteruese për të përcaktuar nivelin optimal të kapjes.

Pakoja e plotë

Spojleri i pasmë Polestar është testuar intensivisht lidhur me rrjedhjen e ajrit, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshmërisë në shpejtësi të mëdha, si edhe të efektshmërisë aerodinamike. Si një dobi shtesë, ai siguron gjithashtu një pamje më elegante. Paketa e plotë përfshin edhe tërë gamën Performance Parts.

Shasia

Amortizatorët dhe sustat. Paketa e shasisë përfshin amortizatorët Polestar, të cilët janë zhvilluar për të siguruar performanca të larta pa ndikuar negativisht në rehati. Një sërë sustash spirale më të shkurtra dhe të serta ndihmojnë në kontrollimin e lëvizjes së karrocerisë.

Child Safety (Siguria e fëmijëve)

Inovacionet tona të sigurisë kanë kontribuuar në sigurinë e fëmijëve në automjet për më shumë se 50 vjet. Ne kemi mësuar shumë që prej asaj kohe. Me gjeneratën e re të ndenjëseve për fëmijë, ne kemi përdorur gjithçka që kemi mësuar për përfitimin tuaj.

Ndenjësja e fëmijës, ndenjësja e foshnjës

E projektuar për të siguruar rehati dhe mbrojtje për foshnjat në moshën 0 deri në 1 vjeç, ndenjësja e kthyer mbrapsht për fëmijë është një ndenjëse e thelle, me tapiceri luksoze të re prej leshi dhe panele anësore të larta. Doreza e madhe mund të përshtatet lehtësisht me një dorë, ndërsa mbështetësja e kokës mund të modifikohet pa problem nga pjesa e përparme.

Ndenjësja e kthyer mbrapsht për fëmijë

Duke ofruar një hapësirë më të mirë për këmbët, më shumë opsione animi dhe mbështetjeje, dhe një tapiceri luksoze të re prej leshi, ndenjësja jonë e kthyer mbrapsht për fëmijë siguron rehati dhe siguri optimale për fëmijët në moshë 9 muajsh deri në 6 vjeç. Dizajni kompakt dhe pesha e vogël nënkuptojnë gjithashtu instalohet, përshtatet dhe hiqet lehtë.

Ndenjësja e fëmijës, ndenjësja booster

Ndenjësja booster u mundëson fëmijëve në moshë 4 deri në 10 vjeç të udhëtojnë me fytyrën në drejtim të lëvizjes. Mbështetësja e kokës është e butë dhe ka panele anësore të larta, duke siguruar një udhëtim të sigurt, ndërsa tapiceria luksoze e re prej leshi garanton rehati të plotë.

Ndenjësja për fëmijët, jastëku booster me tapiceri leshi

I dizajnuar për fëmijë në moshë 4 deri në 10 vjeç, jastëku ynë booster me mbështetëse për kurrizin mundëson që rripi i sigurisë të jetë gjithmonë i lidhur në mënyrë të përshtatshme, duke u siguruar fëmijëve të njëjtin nivel të sigurisë kur ata rriten, ndërsa tapiceria luksoze e re siguron rehatinë e tyre. Mbështetësja mund të rregullohet për pozicionin e pushimit/gjumit dhe ka pesë parametra të ndryshme të lartësie.

Optimizimi i performancës Polestar

Drive-E është sistemi shtytës më i avancuar që Volvo ka pasur ndonjëherë. Si rezultat, inxhinierët Polestar janë fokusuar në pesë fusha kritike të performancës, për të zhvilluar gjeneratën e re të optimizimeve Polestar. Ata kanë marrë një qasje holistike, duke zhvilluar përmirësime softuerike si për motorin ashtu edhe për kutinë e shpejtësisë. Së bashku, ata ofrojnë një përvojë vozitjeje më të shpejtë, më të saktë dhe më intuitive.
GJENI NJË PËRMIRËSIM PËR VOLVON TUAJ

Inovacionet tona

Çdo gjë që ne bëjmë është projektuar, duke marrë parasysh njerëzit, në mënyrë që çdo risi që ne dizajnojmë të lehtësojë dhe të përmirësojë jetën tuaj. Ne jemi veçanërisht krenarë për përparimet tona në fushën e fuqisë efikase, konektivitetit dhe sigurisë. Ne hulumtojmë këto fusha: Drive-E, Sensus dhe IntelliSafe.