Volvo V40 Inscription

Një klasë më e lartë rafinimi

Me vëmendjen e tij për detaje, modeli V40 Inscription është dëshmia e ndjenjës unike suedeze të rafinimit.

Luks modern suedez

Dizajni i përjetshëm më i mirë

Ne kemi krijuar nivelin e zbukurimit të modelit Inscription, për të përmbushur pritshmëritë tuaja më të larta për dizajnin dhe mjeshtërinë skandinave, duke zgjedhur çdo detaj me kujdes të veçantë për t'ju dhënë juve dhe pasagjerëve tuaj një eksperiencë të sofistikuar dhe shpërblyese. Dizajni i jashtëm elegant përforcon pamjen dhe ndjenjën luksoze të modelit V40, ndërsa enterieri i konceptuar me saktësi krijon një mjedis të rafinuar për një vozitje të relaksuar.

Detajet më të hollësishme

Karakteristikat e dizajnit të jashtme, siç janë fenerët tanë LED të gjeneratës së re, skara unike Inscription me shufra prej kromi, zbukurimi i ndritshëm rreth dritareve anësore dhe rrotat me prerje diamanti prej 17 inçesh, përmirësojnë dizajnin e pastër skandinav të makinës. Detajet e kabinës, siç janë materialet e bukura, pllakat e stampuara Inscription dhe tapiceria prej lëkure, plotësojnë pamjen.

Filloni udhëtimin tuaj

Konfiguroni automjetin tuaj V40 Inscription ose bisedoni me një përfaqësues Volvo, i cili do t'i përgjigjet çdo pyetjeje që ju mund të keni.