Volvo V40 R-Design

I frymëzuar nga arti i vozitjes

Nëse ju pëlqen të vozitni, V40 R-Design është për ju.

E frymëzuar nga Performanca

Përjetoni një avantazh sportiv

R-Design krijon një pamje të frymëzuar nga performanca si brenda dhe jashtë. Karakteristikat unike të dizajnit i japin një prani të veçantë ne rrugë, e cila kap syrin nga çdo këndveshtrim. Shasia e ngurtësuar Sport mundëson një manovrim më të mirë, ndërsa kabina është plot me përmirësime R-Design.

Emociononi shqisat tuaja

Me skarën R-Design, spojlerin e përparmë, mbulesat e pasqyrës së derës me finiturë mate Bright Silver dhe rrotat ekspresive të reja R-Design prej 17 inçesh, modeli V40 R-Design imponon praninë e saj që nga rasti i parë që e keni parë. Në anën e pasme, tubat e dyfishtë të shkarkimit prej kromi dhe difuzori me stil motorsport plotësojnë pamjen unike të këtij modeli. Brenda, tema R-Design vazhdon me një panel qendror prej Stealth Aluminium, një mbështetëse koke me tapiceri bojë qymyri dhe ndenjëse të veshura me Nubuck/lëkurë me qepje kontrastuese. Dhe, duke marrë parasysh që vozitja është në thelb të R-Design, shasia sportive e ulur është përshtatur për të mundësuar manovrime me të mprehta dhe reagueshmëri më të lartë drejtimi.

Filloni udhëtimin tuaj

Konfiguroni automjetin tuaj V40 R-Design ose bisedoni me një përfaqësues Volvo, i cili do t'i përgjigjet çdo pyetjeje që ju mund të keni.