Politika e privatësisë së klientit


FUSHËVEPRIMI DHE QËLLIMI
Kjo politikë vlen për përpunimin e të dhënave personale të konsumatorëve nga Grupi Volvo Cars (në tekstin e mëtejshëm "Volvo Cars" ose "ne"). Qëllimi i kësaj politike është t'u ofrojmë klientëve tanë të tanishëm, të mëparshëm dhe potencialë (të quajtur bashkërisht si "klientët" ose "ju") një ide të përgjithshëm lidhur me:
• Rrethanat, në të cilat ne mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale;
• Llojet e të dhënave personale që ne mbledhim;
• Arsyet për të mbledhur të dhënat tuaja personale;
• Mënyra se si trajtojmë të dhënat tuaja personale;
• Caktimi i përgjegjësisë për operacionet e përpunimit midis personave të ndryshëm juridikë brenda Volvo Cars; dhe
• Detajet e kontaktit për kërkesat e korrigjimit të të dhënave personale ose për qasje në to.

PARIMET E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE
Përpunimi i formularëve që përmbajnë të dhënat tuaja personale përbëjnë një pjesë të rëndësishme të furnizimit të produkteve dhe shërbimeve për ju. Ne vlerësojmë besimin tuaj te ne, kur na jepni të dhënat tuaja personale, dhe konsiderojmë që privatësia juaj është një pjesë thelbësore e shërbimeve që ne ofrojmë. Me qëllim për të ruajtur të dhënat tuaja personale, duke siguruar njëkohësisht rritjen e vlerës së klientit dhe ofrimin e përvojave të përmirësuara dhe më të sigurta të vozitjes, ne u përmbahemi pesë parimeve të përgjithshme të mëposhtme.

LIRIA E ZGJIDHJES
Të dhënat tuaja personale u takojnë juve. Ne përpiqemi të mos bëjmë ndonjë supozim lidhur me preferencat tuaja të privatësisë dhe synojmë të dizajnojmë shërbimet tona në mënyrë që ju të jeni në mundësi të zgjidhni nëse dëshironi të ndani të dhënat tuaja personale me ne apo jo.

BILANCI I INTERESAVE
Kur përpunimi i të dhënave tuaja personale është i nevojshëm për ndjekjen e një interesi legjitim, dhe kur ky interes tejkalon nevojën për të mbrojtur privatësinë tuaj, ne mund të përpunojmë disa të dhëna personale pa marrë miratimin tuaj të shprehur. Për më shumë informacion, shihni seksionin "Pëlqimi" më poshtë. Në qoftë se të dhënat tuaja personale përpunohen për interesin publik, ne bazohemi në përfitimet e mundshme për klientët tanë dhe publikun e gjerë (duke përfshirë sigurinë e tyre).

PROPORCIONALITETI
Volvo Cars përpiqet të përpunojë vetëm të dhënat personale të klientit që janë adekuate, relevante dhe jo të tepruara nga pikëpamja e qëllimit për të cilin janë mbledhur. Ne synojmë të anonimizojmë të dhënat tuaja personale kur një funksion ose shërbim mund të kryhen me të dhëna të anonimizuara. Nëse ne kombinojmë të dhëna anonime ose jo personale me të dhënat tuaja personale, ato do të trajtohen si të dhëna personale për aq kohë sa të mbeten të kombinuara.

TRANSPARENCA DHE SIGURIA
Volvo Cars beson në transparencë lidhur me të dhënat që ne përpunojmë dhe qëllimet, për të cilat i përpunojmë. Gjithashtu, për ne ka një rëndësi thelbësore të mbrojmë të dhënat tuaja personale, sepse një nga vlerat themelore e Volvo Cars është mbrojtja e asaj që është e rëndësishme për ju. Me kërkesë, Volvo Cars do t'u ofrojë konsumatorëve informacione të mëtejshme lidhur me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave të tyre personale.

PËRPUTSHMËRIA LIGJORE
Është politika e Volvo Cars të pajtohet me ligjet, rregullat dhe rregulloret në fuqi që rregullojnë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në secilin shtet ku veprojmë. Nëse është e nevojshme, ne do të adaptojmë procesin tonë të përpunimit të të dhënave tuaja personale ashtu siç përshkruhet në këtë politikë, për të siguruar përputhshmërinë ligjore.

PËRCAKTIME TË PËRDORSHME
Termat e mëposhtëm, të përdorura në këtë politikë, kanë kuptimin e përcaktuar në Rregulloren (EU) 2016/679 për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave. Prandaj:
• "Kontrolluesi i të dhënave" nënkupton personin fizik ose juridik, autoritetin publik, agjencinë ose ndonjë organ tjetër, i cili vetëm ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale;
• "Të dhënat personale" nënkuptojnë çdo informacion që lidhet me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm ('subjekti i të dhënave'); një person fizik i identifikueshëm është ai që mund të identifikohet, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në veçanti duke iu referuar një identifikuesi, siç është një emër, një numër identifikimi, të dhëna të vendndodhjes, një identifikues në linjë ose një ose më shumë faktorë specifikë për identitetin fizik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik;
• "Përpunimi" nënkupton çdo veprim apo grup veprash që kryhet lidhur me të dhënat personale ose grupet e të dhënave personale, qoftë me mjete të automatizuara, siç janë mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, adaptimi ose ndryshimi, restaurimi, konsultimi, përdorimi, zbulimi me anë të transmetimit, shpërndarjes ose vënia e tyre në dispozicion në një mënyrë tjetër; radhitja ose kombinimit, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi; dhe
• "Kategoritë e veçanta të të dhënave" nënkupton të dhënat personale që zbulojnë origjinën raciale ose etnike, mendimet politike, bindjet fetare ose filozofike dhe anëtarësimin në sindikata, si edhe përpunimin e të dhënave gjenetike dhe biometrike me qëllim të identifikimit unik të një personi fizik, të dhënat lidhur me shëndetin ose të dhënat lidhur me jetën seksuale të një personi fizik ose orientimin e tij seksual. Volvo Cars përcakton më tej:
• "Të dhëna personale të ndjeshme" janë të dhëna personale që mund të shkaktojnë dëm ose shqetësim të veçantë për subjektin e të dhënave në qoftë se ato zbulohen. Shembuj të të dhënave të tilla janë: kategori të veçanta të dhënash (siç janë definuar më sipër), numrat e kartave të kreditit dhe informacione të tjera financiare lidhur me subjektin e të dhënave, numrat e identifikimit personal dhe të dhënat e vendndodhjes.

MBLEDHJA E TË DHËNAVE

Ju mund të na jepni informacione për ju ose për automjetin tuaj, ndërsa shfrytëzoni shërbimet e Volvo Cars në apo jashtë automjetit ose në kontakte të tjera me Volvo Cars, për shembull nëpërmjet ueb faqeve tona ose qendrave të klientit (në këtë kontekst, ju lutemi të vini re se thirrjet telefonike mund të regjistrohen për qëllime të sigurimit të cilësisë). Gjithashtu, ne mund të marrim të dhëna të tilla nga tregtarët dhe riparuesit tanë të autorizuar, si edhe nga palë të treta. Të dhënat e tilla ("Të dhënat personale të furnizuara nga klienti") mund të përfshijnë:
• Informacioni juaj i kontaktit (emri, adresa, numri i telefonit, email etj.);
• Informacion demografik (mosha, gjendja martesore, përbërja familjare etj.);
• Informacioni për automjetin (numri i identifikimit të automjetit (NIA), modeli, data e blerjes, historia e servisimit etj.);
• Të dhënat e vendndodhjes të krijuara nga aktivitetet tuaja (sistemi i navigacionit, kërkimet, ndarja e lokacionit etj.); dhe
• Të dhënat që kanë të bëjnë me blerjen dhe përdorimin e produkteve dhe shërbimeve tona (preferencat dhe parametrat e konsumatorëve, historia e blerjes, ID Volvo etj.) Gjithashtu, automjeti juaj do të mbledhë automatikisht të dhëna që lidhen me automjetin dhe mjedisin e tij, sidomos të natyrës teknike, dhe jo të dhëna lidhur drejtpërdrejt me ju si person. Këto të dhëna ("Të dhënat e regjistruara nga automjeti") lidhen zakonisht me numrin e identifikimit të automjetit (NIT) dhe prandaj ato mund të çojnë tek ju. Të dhënat e regjistruara nga automjeti mund të përfshijnë:
• Informacion sigurie (në qoftë se airbag-ët hapen, rripat tensionues aktivizohen, dyert dhe dritaret kyçen ose shkyçen etj.);
• Statusi i funksionalitetit të sistemit (të motorit, valvulit, timonit, frenave etj.);
• Të dhënat e vozitjes (shpejtësia e automjetit, përdorimi i pedalit të frenave dhe pedalit të gazit, lëvizja e timonit etj.); • Të dhënat e vendndodhjes (pozicioni i automjetit në rast aksidenti etj.); dhe
• Të dhënat e mjedisit (temperatura jashtë automjetit, imazhet etj.).

Informacioni për disa të dhëna të regjistruara nga automjetit janë të përfshira edhe në në manualin e pronarit. Ne jemi veçanërisht të kujdesshëm dhe zbatojmë masa shtesë nëse dhe kur mbledhim dhe përpunojmë të dhëna të ndjeshme personale, siç kërkohet me ligjin në fuqi. Për të shmangur ndonjë dyshim, duhet të theksojmë se ligji i zbatueshëm mund të kërkojë që të dhëna të tjera të trajtohet si të dhëna personale të ndjeshme.

NJOFTIM
Nëse është praktikisht e arsyeshme ose kur ashtu kërkon ligji në fuqi, ne do t'ju sigurojmë informacionin e mëposhtëm kur mbledhim ose regjistrojmë të dhënat tuaja personale: (i) informacion specifik lidhur me qëllimet e përpunimit të të dhënave tuaja personale, (ii) identiteti i kontrolluesit të të dhënave, (iii) identitetet e palëve të treta, të cilave të dhënat mund t'u zbulohen dhe (iv) informacione të tjera që mund të jenë të nevojshme për të siguruar që ju jeni në mundësi të mbroni të drejtat tuaja. Informacioni i mësipërm mund të jepet, për shembull, kur blini një automjet, në sistemin infotainment të automjetit, në aplikacionet mobile të zhvilluara nga Volvo Cars, në www.volvocars.com ose në ndonjë kontratë tjetër që ju nënshkruani me Volvo Cars.

CONSENT
Nëse është praktikisht e arsyeshme ose kur ashtu kërkon ligji në fuqi, ne do të marrim pëlqimin tuaj para se të mbledhim ose të përdorim të dhënat tuaja personale. Kërkesa për pëlqimin tuaj do të jetë e qartë dhe specifike dhe do t'ju ofrojë një bazë të arsyeshme, me të cilën ju mund të merrni vendimin tuaj. Ne nuk do të supozojmë pëlqimin tuaj kurrë, por do të sigurohemi që pëlqimi juaj është shprehur qartë. Pëlqimi juaj mund gjithmonë të revokohet, për shembull duke përfunduar një shërbim të caktuar ose duke kontaktuar Volvo Cars në adresën e treguar në seksionin e mëposhtëm "Informacioni dhe qasja".

MBLEDHJA DHE PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE PA PËLQIMIN TUAJ
Mbledhja dhe përdorimi i të dhënave të regjistruara nga automjeti mund të jetë të nevojshëm me qëllimet e mëposhtme: (i) Për të siguruar që teknikët tanë mund të diagnostikojnë dhe të korrigjojnë avaritë gjatë servisimit dhe mirëmbajtjes së automjetit, (ii) për të zhvilluar produktet e Volvo Cars, p.sh. për të përmirësuar karakteristikat e cilësisë dhe sigurisë të automjeteve, (iii) për të menaxhuar veprimet e kryera në pajtim me garancinë e Volvo Cars dhe (iv) për të plotësuar kërkesat ligjore. Kur mbledhim ose përdorim të dhënat e regjistruara nga automjeti juaj për të arritur këto qëllime ose për të plotësuar interesa legjitimë të ngjashëm të ndjekur nga Volvo Cars, ne nuk do të kërkojmë pëlqimin tuaj në përgjithësi, përveç situatës kur kjo konsiderohet e nevojshme në rastin individual ose kërkohet nga ligji i zbatueshëm.

CAKTIMI I PËRGJEGJËSISË PËR OPERACIONET E PËRPUNIMIT
Korporata Volvo Car (një entitet ligjor suedez me numër regjistrimi 556074-3089) mban përgjegjësi për hulumtimin dhe zhvillimin e modeleve të tanishme dhe të reja të automjeteve, si edhe për shërbime globale të caktuara që u ofrohen konsumatorëve. Korporata Volvo Car është gjithashtu përgjegjëse për monitorimin e cilësisë së automjeteve, si edhe për çdo tërheqje të mundshme për arsye të sigurisë. Çdo kompani tregtare në nivel kombëtar në kuadër të Volvo Cars është përgjithësisht përgjegjëse për marketing-un, shitjet dhe marrëdhëniet me klientët, si edhe për shërbime specifike komerciale në tregun e vet. Në ato tregje, ku nuk ka një kompani tregtare në nivel kombëtar, një importues mban zakonisht të njëjtën përgjegjësi si kompania tregtare në nivel kombëtar. Volvo Cars thekson rregulla shumë të rreptë për mbrojtjen e të dhënave në kontratat e saj me tregtarët dhe riparuesit e autorizuar. Megjithatë, ju lutemi të vini re se Volvo Cars dhe tregtarët dhe riparuesit e saj të jashtëm të autorizuar janë subjekte ligjore të ndara dhe se, në përgjithësi, ne nuk jemi përgjegjës për mënyrën se si tregtarët dhe riparuesit zbatojnë ligjet në fuqi. Nëse keni pyetje lidhur me përdorimin e të dhënave tuaja personale nga ana e tregtarët ose riparuesit, ju lutemi të kontaktoni drejtpërdrejt tregtarin ose riparuesin.

APLIKACIONET E PALËVE TË TRETA
Ju mund të keni qasje në aplikacione dhe shërbime të tjera të lidhura me një automjet, por të siguruara nga një palë e tretë, të cilat mund të kërkojnë, për shembull, transferimin e të dhënave të vendndodhjes dhe të dhënave të tjera të regjistruara nga automjeti ndaj palës së tretë. Volvo Cars nuk mban përgjegjësi për mbledhjen ose përdorimin e të dhënave personale në aplikacionet ose shërbimet e palëve të treta dhe rekomandon që ju të rishikoni me kujdes kushtet dhe kriteret e zbatueshme (duke përfshirë çdo deklaratë privatësie lidhur me të) të këtyre aplikacioneve ose shërbimeve para se t'i përdorni. Nëse keni pyetje lidhur me përdorimin e të dhënave tuaja personale nga një palë e tretë, ju lutemi të kontaktoni drejtpërdrejt palën e tretë.

SHFRYTËZIMI I TË DHËNAVE
Të dhënat personale që Volvo Cars mbledh lidhur me ju dhe automjetin tuaj do të përdoren:
• Për t'ju ofruar produkte dhe shërbime, duke përfshirë verifikimin e zgjedhshmërisë suaj për blerje dhe shërbime të caktuara, si edhe për t'ju ofruar oferta dhe përvoja të zgjeruara;
• Për t'ju njoftuar në lidhje përditësimet ose ndryshimet në produktet dhe shërbimet tona, duke përfshirë, por pa u kufizuar në ndryshimet në termat, kushtet dhe politikat;
• Për t'ju informuar për produkte, shërbime dhe ngjarje të reja;
• Për të ofruar mbështetje dhe shërbime për automjetin (shërbime garancie, informacione për tërheqjen etj.);
• Për qëllime zhvillimi, për shembull për të përmirësuar performancën, cilësinë dhe sigurinë e automjeteve;
• Për të vlerësuar dhe përmirësuar ofertën tonë dhe komunikimin me klientët;
• Për të përmbushur kërkesat ligjore ose kërkesat legjitime të autoritetit;
• Për të kryer hulumtime të tregut; dhe
• Për qëllime të analizës dhe profilizimit të klientëve (duke përfshirë ata në internet dhe në shoqëri) nga ana jonë dhe e furnizuesve tanë të zgjedhur. Në shumicën e veprimeve tona të përpunimit ju jeni në mundësi të ndërpritni përdorimin e të dhënave tuaja personale nga ana jonë, duke përditësuar preferencat tuaja, duke ndërprerë një shërbim të caktuar, duke hequr miratimin tuaj për përpunimin e të dhënave, duke kontaktuar Volvo Cars në adresën e treguar në seksionin "Informacioni dhe qasja" më poshtë ose ndryshe, në pajtim me udhëzimet tona. Megjithatë, në qoftë se nuk rezulton ndryshe nga ligji në fuqi, në përgjithësi ju nuk mund të refuzoni përpunimin e të dhënave tuaja personale: • Lidhur me veprime të caktuara të mbledhjes dhe përpunimit të mëtejshëm të të dhënave tuaja të regjistruara nga automjeti lidhur me sigurinë, cilësinë dhe përmirësimin e produkteve;
• Në qoftë se përpunimi kryhet me qëllim për t'ju dërguar njoftime të rëndësishme, siç janë ndryshimet në termat, kushtet tona dhe politikat tona ose në rast të tërheqjes së produkteve; dhe
• Në qoftë se kryhet me qëllim për të plotësuar detyrimet tona ligjore,


RUAJTJA
Ne do të ruajmë të dhënat tuaja personale për sa kohë që është e nevojshme për të plotësuar qëllimet e përshkruara në këtë politikë ose qëllimet, për të cilat jeni informuar ndryshe. Kjo do të thotë që, pasi keni miratuar përpunimin e të dhënave tuaja personale, ne do t'i mbajmë ruajmë në pajtim me pëlqimin tuaj dhe/ose derisa ta revokoni. Madje në qoftë se keni revokuar pëlqimin tuaj, ne mund të ruajmë të dhëna të caktuara personale për periudhën e nevojshme për të përmbushur detyrimet tona ligjore, si edhe për t'u mbrojtur në konflikte ligjore. Në qoftë se nuk kemi marrë pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave, ato do të ruhen vetëm për aq kohë sa lejohet nga ligji.


CILËSIA E TË DHËNAVE
Kur ne përpunojmë të dhënat tuaja personale, përpiqemi të sigurohemi që ato janë të sakta dhe të përditësuara. Ne do të përpiqemi të fshijmë ose të korrigjojmë të dhënat personale që janë të pasakta ose të paplota. Për më shumë informacion lidhur me të drejtën tuaj për të siguruar saktësinë e të dhënave tuaja personale të ruajtura nga ne, ju lutemi të shihni seksionin e mëposhtëm "Informacioni dhe qasja".

INFORMACIONI DHE QASJA
Siç përmendet në seksionin e mësipërm "Njoftim", ne mund t'ju furnizojmë informacion specifik lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale gjatë mbledhjes ose regjistrimit të tyre. Një herë në vit, ju keni të drejtë të kërkoni dhe të merrni pa pagesë informacionin vijues: (i) cilat janë të dhënat personale që lidhen me ju dhe ne përpunojmë, (ii) ku mblidhen të dhënat personale, (iii) cili është qëllimi i përpunimit dhe (iv) kush janë marrësit ose kategoritë e marrësve, me të cilat ne ndajmë të dhënat personale. Kërkesat për informacion të tillë bëhen me shkrim, nënshkruhen personalisht nga ju, dhe përmbajnë informacion lidhur me emrin, adresën dhe, mundësisht, adresën tuaj të postës elektronike. Ju gjithashtu keni të drejtë të kërkoni që ne të korrigjojmë, bllokojmë ose fshimë të gjitha të dhënat e gabuara që lidhen me ju. Kërkesat duhet t'i dërgohen personit juridik të përcaktuar në fund të këtij dokumenti. Kërkesat tuaja do të trajtohen në mënyrë të duhur dhe të menjëhershme. Kërkesat për të fshirë të dhënat personale do të nënshtrohen kërkesave ligjore të zbatueshme. Kur ligji në fuqi parashikon një tarifë administrative për të përmbushur një kërkesë të tillë, Volvo Cars mund të kërkojë pagimin e tarifës. Përveç kësaj, ju mund të keni qasje në një prezantim të përgjithshëm të disa të dhënave personale të ofruara nga konsumatorët, të cilat ruhen nga Volvo Cars. Ju do të jeni në mundësi të korrigjoni ose të përditësoni informacionin tuaj, duke hyrë në llogarinë e konsumatorit Volvo Cars ose në një shërbim të ngjashëm të disponueshëm në tregun tuaj lokal.

SIGURIA
Volvo Cars përpiqet të zbatojë masat teknike dhe organizative të duhura për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm, humbja ose ndryshimi aksidental, zbulimi ose qasja e paautorizuar, si edhe nga çdo forme tjetër të paligjshme të përpunimit. Ne synojmë të sigurojmë që niveli i sigurisë dhe masat e miratuara për të mbrojtur të dhënat tuaja personale janë të përshtatshme për rreziqet që paraqiten nga natyra dhe përdorimi i të dhënave tuaja personale.

ZBULIMI NDAJ PALËVE TË TRETA
Volvo Cars mund të ndajë të dhënat tuaja personale:
• Midis entiteteve të Volvo Cars;
• Me tregtarët dhe riparuesit të autorizuar të Volvo Cars, me qëllim për të shpërndarë oferta produktesh dhe shërbimesh, si edhe komunikime të tjera për; dhe
• Me partnerë të tjerë të biznesit me qëllim për të shpërndarë oferta produktesh dhe shërbimesh, si edhe komunikime të tjera për ju ose për qëllime hulumtimi dhe zhvillimi;
• Lidhur me shitjen ose transferimin e një entiteti të Volvo Cars ose aseteve të tij;
• Në qoftë se ashtu kërkon ligji, për shembull në lidhje me një hetim qeveritar, mosmarrëveshje apo proces tjetër ligjor apo kërkesë; dhe
• Kur në konsiderojmë, në mirëbesim, se zbulimi është i domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat tona, për shembull, me qëllim për të hetuar shkeljet e mundshme të termave dhe kushteve tona, ose për të gjetur, parandaluar ose zbuluar mashtrime apo çështje të tjera të sigurisë.

Entiteti Volvo Cars që kontrollon të dhënat tuaja personale, do të zbulojë të dhënat tuaja personale një pale të tretë, në përgjithësi, vetëm nëse ka marrë pëlqimin tuaj. Megjithatë, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale pa miratimin tuaj, përveç rastit kur ne konsiderojmë që pëlqimi juaj është i nevojshëm në një rast individual ose ashtu kërkohet me ligj, në situatat e mëposhtme:
• Situatat në të cilat zbulimi kërkohet me ligj; dhe
• Situatat në të cilat zbulimi është i nevojshëm për qëllimin e një interesi legjitim të ndjekur nga Volvo Cars (për shembull për të mbrojtur të drejtat tona ligjore, ashtu siç përshkruhet më lart).


PËRPUNIMI I TË DHËNAVE NË EMËR TONË
Ne kufizojmë qasjen në të dhënat tuaja personale te të punësuarit dhe furnizuesit e Volvo Cars, të cilët kanë nevojë të përdorin informacionin, për ta përpunuar në emër tonë, dhe janë në detyrë të mbajnë të dhënat tuaja personale të sigurta dhe konfidenciale në bazë të kontratës. Ne synojmë të zgjedhim opsionin për shërbimet e përpunimit të të dhënave që mbron më së miri integritetin e të dhënave tuaja personale nga çdo palë e tretë. Disa nga këto aktivitete të përpunimit mund të kryhen jashtë EEA-së, në bazë të një baze ligjore të veçantë, ashtu siç kërkohet nga legjislacioni kombëtar.

MARKETING

Ne nuk do të shesim apo të tregtojmë të dhënat personale me palë të treta nëse nuk kemi pëlqimin tuaj. Ne nuk do të ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllimet e tyre të marketingut, nëse ne kemi marrë pëlqimin tuaj për një zbulim të tillë. Nëse ju keni dhënë një pëlqim të tillë, por dëshironi të mos merrni me materiale marketingu nga një palë e tretë, ju lutemi të kontaktoni direkt palën e tretë. Ne mund t'ju sigurojmë informacion lidhur me produkte, shërbime ose ngjarje të reja, si edhe me aktivitete të ngjashme marketingu. Nëse ju dëshironi të çabonoheni nga një buletin elektronik i caktuar ose nga një komunikim i ngjashëm, ju lutemi të ndiqni udhëzimet në komunikimin përkatës. Gjithashtu, ju mund të përdorni llogarinë tuaj të konsumatorit Volvo Cars, ose një shërbim të ngjashëm të ofruar në tregun tuaj lokal, për të refuzuar lloje specifike komunikimi nga Volvo Cars, si edhe për të ndryshuar preferencat e paraqitura më parë.

UEB FAQET DHE COOKIE-T
Në përgjithësi, ju mund të vizitoni faqet e internetit të Volvo Cars pa na treguar se kush jeni dhe pa zbuluar asnjë informacion rreth vetes suaj. Megjithatë, me qëllim për t'ju ofruar shërbime ose oferta të caktuara, ne duhet të regjistrojmë zakonisht disa të dhëna personale, siç është emri juaj dhe adresa e postës elektronike. Edhe para se të kryhet një regjistrim i tillë, ne mund të mbledhim informacion anonim (nëpërmjet cookie-ve) për mënyrën se si keni përdorur ueb faqet tona. Ky informacion do të jetë i përdorshëm, me qëllim që të përmirësojmë ueb faqet tona ose aktivitetet e marketingut. Çdo ueb faqe e Volvo Cars, e cila është e hapur për klientët tanë, përfshin informacion lidhur me menyrën se si i përdorim cookie-t. Për disa vende ekziston edhe një procedurë në linjë për pranimin ose refuzimin e cookie-ve. Për më shumë informacion lidhur me mënyrën se si i përdorim cookie-t, ju lutemi të konsultoni informacionet lokale lidhur me cookie-t, të cilat janë publikuar për vendin tuaj në www.volvocars.com.

NDRYSHIMET

Volvo Cars rezervon të drejtën për të ndryshuar këtë politikë kohë pas kohe. Data e modifikimit të fundit tregohet në fund të këtij dokumenti.

DETAJET E KONTAKTIT

Për të ushtruar të drejtën tuaj për të pasur informacion ose për t'u qasur në të dhënat tuaja , ju lutemi të përdorni detajet e mëposhtme të kontaktit. Volvo Car Corporation, Për: Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave, SE-405 31 Gothenburg, Suedi.

VERSION
Kjo politikë është botuar më 21/03/2017