NJË KAPITULL I RI NË INDUSTRINË AUTOMOTIVE

Volvo Cars kalon në energjinë elektrike

Që nga 2019, të gjitha modelet e reja Volvo do të kenë një motor elektrik, duke shënuar fundin historik të makinave që kanë vetëm një motor me djegie të brendshme.

Gjenerata e ardhshme e makinave tona është projektuar që nga fillimi për përdorim me energji elektrike. Si gjithmonë ne po shohim përpara, duke punuar mbi mënyrat për të përmirësuar jetën në të ardhmen.

Për këtë arsye, do të fabrikojmë makina plotësisht elektrike, hibride plug-in dhe makina butësisht hibride

Një hap i guximshëm përpara

Performancë pa kompromis

Sistemet tona shtytëse inovative sigurojnë ekuilibrin e përkryer midis fuqisë dhe efikasitetit, duke ju dhënë kënaqësinë e vozitjes që ju pritni nga një Volvo, si edhe emisione më të ulëta dhe konsum më të vogél karburanti. Duke përmirësuar kursimin e karburantit dhe duke minimizuar emetimet e CO2, teknologjia Drive-E zvogëlon kostot tuaja të pronësisë dhe ndikimin tuaj në mjedis.

Kapaciteti me emetime zero

Sot për sot, modelet tona të Motor Binjak kanë sisteme shtytëse hibride plug-in, të cilat ju ofrojnë performancë të lartë të kombinuar me emetime zero. Me modalitete vozitjeje që i përshtaten çdo nevoje, makinat me Motor Binjak janë më makinat tona më të fuqishme dhe më efikase nga pikëpamja e konsumit të karburantit.

Sisteme shtytëse inovative

Volvo Cars kombinon motorë të lehtë me super-ngarkim, turbo-ngarkim dhe electrifikim për t'ju dhënë një performancë të jashtëzakonshme. Sistemet shtytëse tona inovative sigurojnë ekuilibrin e përkryer midis fuqisë dhe efikasitetit, me të njëjtën siguri, luks dhe kënaqësi vozitjeje që ju prisni nga një Volvo.

Inovacionet tona

Çdo gjë që ne bëjmë është projektuar, duke marrë parasysh njerëzit, në mënyrë që çdo risi që ne dizajnojmë të lehtësojë dhe të përmirësojë jetën tuaj. Ne jemi veçanërisht krenarë për përparimet tona në fushën e fuqisë efikase, konektivitetit dhe sigurisë. Ne hulumtojmë këto fusha: Drive-E, Sensus dhe IntelliSafe.