Intellisafe

Ripërcaktojmë sigurinë çdo ditë

Ne jemi të përkushtuar për të bërë vozitjen më të lehtë dhe më të sigurt. Vizioni ynë është që deri në vitin 2020 askush nuk duhet të vritet ose të plagoset rëndë në një makinë të re Volvo. Në ditën e sotme, teknologjitë tona IntelliSafe ju mbështesin gjatë vozitjes, duke kontribuar në parandalimin e aksidenteve dhe duke ju mbrojtur në qoftë se një aksident ndodh.

MBËSHTETJA DHE PARANDALIMI

Udhëtimet më të sigurta janë bërë edhe më të këndshme

Një vozitje më e sigurt dhe më e rehatshme

Çdo udhëtim është i lehtë me Adaptive Cruise Control, i cili mban automatikisht një distancë të sigurt nga automjeti përpara. Me shpejtësi më të ulëta se 50 km/h, teknologjia ynë Pilot Assist ju ndihmon që të qëndroni në korsinë tuaj me anë të intervenimeve të buta në drejtimin e makinës.

Pamja e syrit të zogut

Me teknologjinë 360 Surround View ju përfitoni nga një perspektivë e tipit "Syri i zogut", e cila ju mundëson të shihni makinën tuaj, rrethinat e saj dhe të gjitha pengesat rreth jush. Kjo thjeshtëson parkimin dhe manovrimin në hapësirat e ngushta.

Staying alert

Nëse jeni i përgjumur ose i pavëmendshëm në timon, Drive Alert Control do t'ju lajmërojë dhe ju inkurajojë të merrni një pushim. Funksioni Rest Stop Guidance mund t'ju tregojë madje se ku mund të ndaleni.

Ndriçimi i rrugës përpara

Për t'ju ofruar një pamje më të mirë, Kontrolli i rrezes së lartë ju mundëson të vozitni me rreze të lartë gjatë gjithë kohës, pa i verbuar të tjerët. Ai zbulon përdoruesit e rrugës para jush dhe zbut automatikisht pjesën e rrezes së lartë që do t'i verbonte. Ju përfitoni nga dritë optimale, ndërsa siguria është më e mirë për për të gjithët.

Ndërrimi i sigurt i korsirave

Në sajë të Sistemit të Informacionit për Kënde të Verbra, ju mund të ndërroni korsinë me besim të plotë se jeni të sigurt. Ky sistem përdor sensorë radari për t'ju njoftuar për trafikun rreth automjetit tuaj.

Duke ju mbajtur në rrugën e duhur

Për të mbajtur makinën tuaj në rrugën e duhur, Lane Keeping Aid (Asistenca për mbajtjen e korsisë) kontrollon nëse keni filluar të dilni nga korsia juaj pa dashje dhe ju kthen me butësi në korsinë tuaja.

CITY SAFETY (Siguri në qytet)

Bashkëpiloti juaj në rrugë

City Safety është si një bashkëpilot që ju ndihmon vazhdimisht. Ai zbulon ndonjë rrezik përpara, ju paralajmëron dhe madje përgatit frenat për një reagim të shpejtë. Nëse përplasje është e afërt, sistemi do të frenojë automatikisht, duke zvogëluar rrezikun e përplasjes dhe pasojat e saj.

Mbrojtja e këmbësorëve

Teknologjia jonë City Safey zbulon këmbësorët në rrugë, pavarësisht që ata janë të palëvizshëm ose lëvizin në rrugën tuaj. Nëse nuk keni reaguar ndaj paralajmërimt, makina juaj Volvo juaj do të frenojë në vend tuaj, duke parandaluar përplasjen ose duke zvogëluar pasojat e tij.

Ju ndihmojmë që t'i mbroni çiklistët

Nëse një çiklist ecën para jush, teknologjia e zbulimit të çiklistëve do të lëshojë një paralajmërim dhe do të frenojë në vend tuaj, në qoftë se ka nevojë për një reagim të shpejtë.

Ju ndihmojmë të manovroni në kushte sigurie

Teknologjia jonë për frenimin në kryqëzime është para në botë që zvogëlon gjasat e ndodhjes se një nga llojet më të zakonshme dhe dëmtuese të përplasjes. Në qoftë se ju hyni në rrugën e një makine tjetër që po afrohet, ky sistem përcakton më parë nëse përplasja është e mundshme dhe frenon, për të parandaluar përplasjen ose për të zvogëluar pasojat e saj.

PILOTI AUTOMATIK INTELLISAFE

Në të ardhmen, makina juaj do të kryejë punën

Lëreni Volvon tuaj të kujdeset për vozitjen dhe rifitoni kontrollin mbi kohën tuaj me Pilotin Automatik IntelliSafe. Teknologjia jonë autonome e vozitjes do të revolucionojë udhëtimet, duke krijuar një mënyrë më të sigurt dhe më produktiv për të udhëtuar.

PROTECT

Të përgatitur për të papriturën

Gjërat e paparashikueshme ndodhin në rrugë. Prandaj ne kemi krijuar funksione për t'ju mbajtur sa më të sigurt.

Rënie e butë

Makinat tona mbrojnë njerëzit që janë jashtë dhe brenda automjetit. Airbag-u i këmbësorëve - Në sajë të kësaj teknologjie të krijuar nga Volvo, një airbag hapet automatikisht dhe mbulon xhamin e përparmë, për të zvogëluar lëndimet.

Mbrojtje në çdo situatë

Teknologjia jonë e fundit e sigurisë është e para në botë që ju mbron në qoftë automjeti juaj del nga rruga, një aksident i zakonshëm dhe shumë i rrezikshëm. Me qëllim për t'ju mbajtur të shtrënguar fort, rripat e sigurisë shtrëngohen me anë të një sistemi elektrik. Dhe për të parandaluar që shpina tuaj të ngjeshe për shkak të një rënieje të fortë, struktura unike e ndenjëses absorbon ngarkesat vertikale.

Rripi i sigurisë me tri pike - një risi Volvo

Në 1959 i kemi dhënë botës rripin e sigurisë me tri pika, i cili ka shpëtuar jetë të panumërta dhe konsiderohet si një nga shpikjet më të rëndësishme të njerëzimit. Ne jemi gjithmonë novatorë dhe tani ofrojmë rripa sigurie që shtrëngohen automatikisht brenda disa milisekondas pas përplasjes.

Udhëtime më të sigurta për fëmijët

Ne nuk do të ndalemi kurrë së punuari mbi përmirësimin e sigurisë për të gjithët në makinat tona. Për të siguruar mbrojtjen më të mirë të mundshme për fëmijët, ne kemi zhvilluar, për herë të parë në botë, ndenjësen e kthyer mbrapsht për transportimin e fëmijëve. Në 2015 po festojmë përvjetorin 25 të një nga risive tona më të rëndësishme në fushën e sigurisë, jastëku i integruar booster.

Teknologjitë IntelliSafe ndryshojnë midis modeleve