Vozitja autonome

Testimi i Drive Me ka filluar në Gothenburg

Familjet e para Drive Me kanë filluar të përdorin makina të pajisura me teknologji Volvo për asistencën e shoferit. Pas përfundimit të trajnimeve të veçanta, do t'u prezantohen sisteme më të avancuar të vozitjes së asistuar.

Na ndiqni ndërsa vazhdojmë udhëtimin tonë nga vozitja e asistuar deri në makinat autonome me të njëjtin kujdes dhe përpikëri që na kanë ndihmuar të dizajnojmë disa nga automjeteve më të sigurta në botë gjatë viteve.

Çfarë është vozitja autonome?

Ne besojmë se lëvizshmëria duhet të jetë më e sigurt, e qëndrueshme dhe e përshtatshme. Për Volvo Cars, teknologjia duhet të bëjë jetën e njerëzve më të lehtë. Për këtë arsye, qasja jonë ndaj vozitjes autonome ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit do ta përdorin. Makinat tona të ardhshme do të jenë në gjendje të lundrojnë pa ndërhyrje njerëzore, të pajisura me sensorë që do të lexojnë mjedisin, duke iu përshtatur vazhdimisht ndryshimeve në kushtet e trafikut.

Vozitja e pambikëqyrur

Në modalitetin autonom të pambikëqyrur, automjeti siguron vozitjen në përgjithësi, sepse është e sigurt të mbështetemi në teknologji për të drejtuar, frenuar dhe përshpejtuar automjetin. Njerëzit në bordin e automjetit nuk do të jenë në kontroll të automjetit.

Vozitja e mbikëqyrur

Për vite me radhë, Volvo ka mbështetur përvojën e vozitjes, duke ndihmuar automjetin që të mbajë distancën nga makina përpara ose që të mbahet në korsinë e vet. Sidoqoftë, edhe automjetet që ofrojnë asistencë lidhur me drejtimin, distancën dhe shpejtësinë kanë nevojë për mbikëqyrje të vazhdueshme nga ana e shoferit.

Pse makina autonome?

Automjetet autonome të pambikëqyrura do të revolucionarizojnë shoqërinë, duke nxitur ekonomitë globale dhe duke transformuar mënyrën se si e menaxhojmë kohën tonë. Ne ndjekim këto zhvillime me shumë interes sepse kjo është shpikja më e rëndësishme në fushën e lëvizshmërisë personale që nga shpikja e makinës para 130 vitesh. Në Volvo Cars ne besojmë se automjetet tona të para autonome të pambikëqyrura do të do të jenë në treg deri në vitin 2021. Ajo që e bën qasjen tonë ndaj vozitjes autonome aq unike është se ne përqendrohemi te njerëzit - jo vetëm në teknologji.

Një udhëtim më i sigurt për të gjithët

Makinat autonome të ardhshme Volvo do të jenë edhe më të mira në parandalimin e përplasjeve potenciale sesa makinat e sotme. Për shkak se pothuajse të gjitha aksidentet rrugore janë shkaktuar nga sjellja njerëzore, udhëtimet do të jenë më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në qarkullimin rrugor.

Kurseni karburant dhe kënaquni me një udhëtim më të butë

Për shkak se makinat autonome të pambikëqyrura Volvo do të njohin kushtet e rrugës përpara, ato do të optimizojnë përdorimin e motorit ose frenave, duke zvogëluar konsumin e karburantit. Duke eliminuar përshpejtimin e panevojshëm, automjeti juaj autonom do të jetë më i qetë dhe do të respektojë më shumë mjedisin.

Gjithmonë duhet të gjeni një vend parkimi

Në të ardhmen, ju do të jeni në gjendje t'i lejoni makinës suaj Volvo të parkojë veten, ndërsa ju merreni me gjëra të tjera. Këto makina do të jenë në mundësi të gjejnë një vend parkimi, të parkojnë veten dhe madje t'ju lënë më parë atje ku ju dëshironi.

Relaksim në bord

Pjesa më pak interesante e udhëtimeve tuaja të përditshme në punë si edhe e udhëtimeve të gjata nuk do të kërkojë më vëmendjen tuaj të vazhdueshme. Falë teknologjisë së vetë-vozitjes, ju do të arrini gjithmonë i freskët në destinacionin tuaj.

Prime të ulëta sigurimi

Primet e sigurimit për makinat vetë-voztiëse mund të jenë shumë më të ulëta në të ardhmen. Mendoni për këtë: sensorët që mundësojnë teknologjinë autonome nuk lodhen dhe nuk shpërqendrohen, duke zvogëluar shumë gjasat e një përplasjeje të kushtueshme.

Merrni kohën tuaj mbrapa

Në makinat vetë-vozitëse të ardhshme Volvo, ju do të jeni në mundësi të vendosi se si ta kaloni kohën në udhëtimet e përditshme deri në punë dhe prapa në shtëpi. Ju do të jeni i lirë të lexoni një libër, të përgatitet për një takim, të shikoni një film ose të mësoni aftësi të reja. Duke marrë parasysh që udhëtimi mesatar deri në punë dhe prapa në shtëpi zë përafërsisht 50 minuta në ditë, kjo do të ketë një ndikim të madh në jetët tona.

Si kemi ardhur këtu?

Sot për sot, Volvo Cars është një autoritet në fushën e teknologjisë autonome. Eksploroni risitë teknike dhe hulumtimet që na kanë mundësuar të jemi të sigurt për automjetet tona vetë-vozitëse të ardhshme.
Previous:

Next:

Bëhuni i pari që di

Ndiqni lajmet për vozitjen autonome në rrjetet tona sociale