Ndenjëset për fëmijët Volvo

Gjenerata e re

Në vitin 1964 kemi filluar testimin e ndenjëseve të pasme për fëmijët.
Tani, ka ardhur koha për të prezantuar një gjeneratë të re të sigurisë së fëmijëve.

NJË GJENERATË E RE NDENJËSESH PËR FËMIJË

Të kthyera mbrapsht, duke mënduar përpara

Inovacionet tona të sigurisë kanë kontribuuar në sigurinë e fëmijëve në automjet për më shumë se 50 vjet. Ne kemi mësuar shumë që prej asaj kohe. Me gjeneratën e re të ndenjëseve për fëmijë, ne kemi përdorur gjithçka që kemi mësuar për përfitimin tuaj.
Ndenjësja e fëmijës, ndenjësja e foshnjës

Të dizajnuara për të siguruar rehatinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në moshë nga 0 deri në 1 vjeç me një peshë prej afërsisht 0-13 kg, ndenjëset tona të kthyera mbrapsht për transportimin e fëmijëve kanë një strukturë të thellë, tapiceri të re luksoze dhe panele anësore të larta. Doreza e madhe mund të përshtatet lehtësisht me një dorë, ndërsa mbështetësja e kokës mund të modifikohet pa problem nga pjesa e përparme.

Ndenjësja e kthyer mbrapsht për fëmijë

Duke ofruar një hapësirë më të mirë për këmbët, më shumë opsione animi dhe mbështetjeje, dhe një tapiceri luksoze të re, ndenjëset tona të kthyera mbrapsht për fëmijë siguron rehati dhe siguri optimale për fëmijët në moshë 9 muajsh deri në 6 vjeç ose me një peshë prej afërsisht 9-25 kg. Dizajni kompakt dhe pesha e vogël nënkuptojnë gjithashtu instalohet, përshtatet dhe hiqet lehtë.

Ndenjësja e fëmijës, ndenjësja booster

Ndenjësja jonë booster për fëmijë është dizajnuar për fëmijë në moshë 4 deri në 10 vjeç ose me një peshë prej afërsisht 9-25 kg. Mbështetësja e kokës është e butë dhe ka panele anësore të larta, duke siguruar një udhëtim të sigurt, ndërsa tapiceria luksoze e re prej leshi garanton rehati të plotë. Sistemi ISOFIT mban ndenjësen të fiksuar në vend, edhe atëherë kur fëmija nuk rri në të.

Ndenjëse fëmijësh, jastëkë/mbështetës booster, lesh

I dizajnuar për fëmijë në moshë 4 deri në 10 vjeç, jastëku ynë booster me mbështetëse për kurrizin mundëson që rripi i sigurisë të jetë gjithmonë i lidhur në mënyrë të përshtatshme, duke u siguruar fëmijëve të njëjtin nivel të sigurisë kur ata rriten, ndërsa tapiceria luksoze e re siguron rehatinë e tyre. Mbështetësja mund të rregullohet për pozicionin e pushimit/gjumit dhe ka pesë parametra të ndryshme të lartësie.