Apple CarPlay

Gëzoni funksionalitetin e iPhone-it tuaj nga ndenjësja e shoferit.

Më e zgjuar dhe më e lehtë

Apple CarPlay është një mënyrë më e zgjuar dhe më e lehtë për të përdorur iPhone-in tuaj në makinë. Teknologjia ju mundëson të kontrolloni funksionet e iPhone-it tuaj nëpërmjet ekranit me prekje të makinës, kontrolleve të timonit ose funksionit zanor Siri.


Përdorni aplikacionet Apple standarde

Me anë të aplikacioneve standarde që mund të identifikohen nga sistemi operativ Apple, ju mund të shkruani mesazhe tekstuale, të bëni telefonata, të dëgjoni muzikë dhe të navigoni. Për të përdorur më shumë aplikacione, siç janë Spotify ose Podcast, ju duhet t'i shkarkoni në iPhone-in tuaj.

Fokusohuni në rrugë me Siri

Në sajë të funksionit zanor Siri, ju mund të koncentroheni plotësisht në rrugë. Jo vetëm që Siri mund të lexojë dhe të shkruajë mesazhe tekstuale, por gjithashtu ju mund të telefononi kontaktet tuaja nga libri i telefonit duke dhënë komanda zanore. Për të përdorur aplikacionin e hartës, ju mund të futni destinacionin në ekranin me prekje të makinës ose thjeshtësisht ju mund t'i thoni sistemit Siri se cili është destinacioni.