Ne kryejmë servisimin personalisht.

Ne besojmë se servisimi i automjetit tuaj duhet të jetë i thjeshtë. Për këtë arsye, ne kemi riinventuar idenë tradicionale të një vizite në punishte. Duke lënë metodat e vjetra të punës në të kaluarën, ne synojmë të krijojmë një qasje të re ndaj servisimit, i cili duhet të jetë personal dhe efikas, duke u kujdesur për ju dhe makinën tuaj.

Volvo Service 2.0

Servisimi ynë. I dizajnuar për ju.

Të keni një makine nuk duhet të jetë e komplikuar. Duhet të jetë aq e lehtë dhe e këndshme sa të jetë e mundur. Për këtë arsye, ne kemi krijuar një servis unik, i cili përfshin gjithçka që ju nevojitet për të përfituar më shumë nga jeta me makinën tuaj Volvo. Ne e quajmë Volvo Service 2.0.

Kontaktimi i personalit të servisimit

Do t'ju prezantojmë personalin e servisimit, i cili do t'i përgjigjet çdo pyetjeje që ju mund të keni lidhur me makinën tuaj, duke ju ofruar këshilla dhe mbështetje, nëse është e nevojshme.

Transporti alternativ

Nuk ka asnjë arsye, për të cilën ju duhet të ndryshoni programin tuaj vetëm sepse automjeti juaj është në servisim. Ne do t'ju ofrojmë gjithmonë transport alternativ, në mënyrë që të mund të vazhdoni me aktivitet tuaja.

Përditësimet e softuerit

Ne përmirësojmë vazhdimisht softuerin e makinave tona. Domethënë, për të siguruar që ju jeni gjithmonë i pajisur me versionin më të fundit, ne përditësojmë softuerin tuaj Volvo në çdo servisim.

Verifikimi i shëndetit

Teknikët tanë ekspertë do të kryejnë një inspektim të plotë të sistemeve të sigurimit Volvo, duke kontrolluar edhe gjendjen e baterisë suaj. Të jemi të sigurt.

Larja e makinës

Pas çdo servisimi, ne do të pastrojmë makinën tuaj Volvo brenda dhe jashtë. Pra, kur do ta merrni, ajo do të duket po aq e bukur sa ju do të ndjeheni mirë duke e vozitur.

Asistenca e zgjatur Volvo

Asistenca Volvo ofron mbrojtje 24-orëshe nga çdo gjë, nga aksidentet dhe avaritë deri në humbien e çelësave. Pas çdo servisimi, ne do të zgjasim Asistencën tuaj Volvo për një vit pa kosto shtesë.

Volvo Genuine Service (Servisimi i Mirëfilltë Volvo)

Ju do të përfitoni nga Servisimi i Mirëfilltë Volvo në një punishte të mirëfilltë Volvo. Një kombinim i veçantë i teknikëve ekspertë, metodave novatore të punës Volvo dhe pjesëve këmbimi Volvo.

Shërbime shtesë Volvo

Shërbime të dizajnuara për t'ju përshtatur juve

Pavarësisht që bëhet fjalë për pastrimin e tapicerisë, riparimin e xhamit të përparmë të plasaritur ose zëvendësimin e një gome, në punishtet tona do të gjeni personel të përkushtuar, i cili do të kryejë punën me kujdes.

Servisimi i rrotave

Vetëm ekspertët e kompanisë Volvo dinë se cilat janë më gomat dhe disqet më të mira për modelin e makinës suaj Volvo. Vetëm ekspertët e kompanisë Volvo kanë njohuritë, aftësitë dhe pajisjet e nevojshme për të kryer punën.

Kujdesi profesional i makinave Volvo

Profesionistët e trajnuar Volvo jo vetëm që do të pastrojnë pjesët e makinës suaj, siç janë dritaret dhe panelet e dyerve, por ata do të trajtojnë gjithashtu lëkurën dhe tekstilet në një mënyrë, që ju dhe makina juaj Volvo do ta vlerësoni sigurisht.

Riparimi i xhamit të përparmë

Riparim ose zëvendësim? Profesionistët tanë të trajnuar në Volvo do të vlerësojnë çdo dëmtim të xhamit të përparmë dhe do të veprojnë në mënyrën më të mirë për makinën tuaj Volvo. Domethënën, në njé mënyrë që nuk do të kompromentojë sigurinë apo performancën.

Servisimi i kondicionerit të makinës

Teknikët tanë ekspertë do të kontrollojnë dhe pastrojnë sistemin tuaj të kontrollit të klimës, për të siguruar që ju do të kënaqeni gjithmonë me një klimë të përsosur në makinë. Në këtë mënyrë, defekte të vogla nuk do të kthehen në riparime të shtrenjta.

Planet e Servisimit Volvo

Një qasje më e mençur ndaj servisimit

Planet tona të servisimit janë dizajnuar, duke ju pasur parasysh juve the nevojat tuaja të vozitjes. Duke distribuuar pagesat tuaja në bazë mujore dhe pa interes, ju mund të gëzoni mbulimin maksimal pa u shqetësuar për koston.